Pas daljes nga BBVK, Driloni flet për Gjestin: Duhet me e përkrah të gjithë tani, është shumë djalë i mirë

Drilon Rama ka qenë live mbrëmë (e martë) për të sqaruar të gjithë situatën me Eduard Kuqin. Kjo pasi ky i fundit zbuloi disa gjëra në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke treguar se nuk mori të njëjtën respekt nga ai, edhe pse e ka përkrahur vazhdimisht. E veç kësaj, ai ka folur edhe për…

ShowBiz

29/01/2025 10:39

Drilon Rama ka qenë live mbrëmë (e martë) për të sqaruar të gjithë situatën me Eduard Kuqin.

Kjo pasi ky i fundit zbuloi disa gjëra në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke treguar se nuk mori të njëjtën respekt nga ai, edhe pse e ka përkrahur vazhdimisht.

E veç kësaj, ai ka folur edhe për Gjestin dhe lojën që po bën në Big Brother VIP Albania 4.

“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej. Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”.

Gjesti duhet theksuar se u largua në një televotim kokë me kokë që kishte me Drilonin, të përzgjedhur nga një avantazh i Leonardo Gashit.

E një ditë pas daljes nga Big Brother Kosova, këngëtari pejan iu bashkua atyre në Shqipëri.