MPJD dhe Policia njoftojnë qytetarët: Rruga në Kralevë e bllokuar, shmangni kalimin në Jarinjë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës ka njoftuar sot se rruga në Kralevë të Serbisë është bllokuar nga protestues që nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në pikën e kalimit kufitar Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pikat e kalimeve…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës ka njoftuar sot se rruga në Kralevë të Serbisë është bllokuar nga protestues që nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.
“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në pikën e kalimit kufitar Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pikat e kalimeve kufitare tjera, deri në njoftim tjetër,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD ka falënderuar udhëtarët për bashkëpunimin dhe i udhëzon ata që për informacione shtesë të kontaktojnë në numrat: 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar atje janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar qytetarët që është bllokuar pika kufitare në Kralevë.
“Njoftim! Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.”./Lajmi.net/