Bedri Hamza: Tatimi në pronë i pafavorshëm për bizneset, i detyron ato të heqin dorë nga pronat
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka kritikuar Ligjin për Tatimin në Pronë, duke e cilësuar si të pafavorshëm për bizneset. “Ligji për tatimin në pronë e kanë prolonguar, sepse është vit zgjedhor, por ne do ta rishikojmë”, deklaroi Hamza, duke vënë në dukje efektet…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka kritikuar Ligjin për Tatimin në Pronë, duke e cilësuar si të pafavorshëm për bizneset.
“Ligji për tatimin në pronë e kanë prolonguar, sepse është vit zgjedhor, por ne do ta rishikojmë”, deklaroi Hamza, duke vënë në dukje efektet negative që ky ligj mund të ketë në sektorin privat.
Ai theksoi se ngarkesa financiare që ky ligj i sjell bizneseve është aq e madhe sa mund t’i detyrojë disa prej tyre të braktisin pronat.
“Ngarkesa është aq e madhe sa do t’i detyrojë disa biznese të heqin dorë nga pronat e tyre. Ata do të mendojnë se a është më mirë të marrin me qira prona sesa t’i kenë në pronësi”, tha Hamza.
Po ashtu, ai theksoi se rritjen e buxhetit të shtetit nuk e sheh përmes rritjes së obligimeve ndaj bizneseve, por duke ofruar qasje më të favorshme në financa dhe lehtësirave fiskale.