I ekspozoi në rrjete sociale, të dyshuarit në Obiliq i sekuestrohen armët

Policia në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit.   “Sot rreth orës 10:00,  Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete…

Lajme

23/01/2025 17:17

Policia në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në Breznicë të Obiliqit.

 

“Sot rreth orës 10:00,  Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur  dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion”

 

Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.