Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë
Email-et që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione arsimore në Hungari, duke bërë që ato të mbylleshin përkohësisht nga masa paraprake, ka njoftuar Shtabi Kombëtar i Policisë së Hungarisë (ORFK). Kërcënimet kanë prekur gjithsej 121 shkolla në mbarë vendin, duke nxitur një hetim nga autoritetet. Bëhet e ditur se deri më…
Bota
Email-et që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione arsimore në Hungari, duke bërë që ato të mbylleshin përkohësisht nga masa paraprake, ka njoftuar Shtabi Kombëtar i Policisë së Hungarisë (ORFK).
Kërcënimet kanë prekur gjithsej 121 shkolla në mbarë vendin, duke nxitur një hetim nga autoritetet.
Bëhet e ditur se deri më tani, asnjë bombë nuk është gjetur në shkollat e kontrolluara.
Në letrën e përshkruar nga policia, një person i paidentifikuar kërcënoi se do të sulmonte “çdo vend grumbullimi, çdo pikë referimi” në atë që thoshte se ishte një komplot i dhunshëm ekstremist i organizuar nga një “kalifat” pa emër.
“Ajo që unë mendoj se ka më shumë gjasa është se kemi të bëjmë me një person të sëmurë mendor”, tha Gulyas në një konferencë për shtyp.
“Megjithëse letrat u dërguan përmes një serveri të huaj, hetuesit do të gjejnë autorin”, shtoi ai.
Raportohet se kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony reagoi ndaj lajmit për kërcënimet me bombë në një postim në faqen e tij në Facebook, duke deklaruar se kompania e transportit publik të kryeqytetit hungarez ka dërguar autobusë në shkolla për të vepruar si strehimore të përkohshme ndërsa autoritetet kontrollojnë ambientet.
Edhe Policia Metropolitane po punon ngushtë me Shtabin e Policisë së Budapestit (BRFK) për t’u marrë me situatën.
Autoritetet hungareze deklaruan se kanë kërkuar ndihmë edhe për Sllovakinë fqinje, ku një kërcënim i ngjashëm me bombë masive ka ndodhur kohët e fundit.
Ndryshe, gjatë dy viteve të fundit, një mori kërcënimesh me bomba, veçanërisht kundër shkollave, qendrave tregtare dhe aeroporteve, kanë prekur Republikën Çeke, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën gjithashtu, duke mbyllur operacionet dhe duke shkaktuar probleme logjistike.
Të gjitha dolën të ishin një mashtrim.