Hoti për Kurtin: Një i humbur në Davos, për 4 vite e paraqiti Kosovën si vatër të mundshme të luftës

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Hoti e cilësoi Kurtin si “një i humbur në Davos”, pasi si pas tij, Kurti gjatë katër viteve të fundit Kosovën e ka paraqitur si vatër të mundshme të luftës. Sipas…

Lajme

23/01/2025 12:49

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Hoti e cilësoi Kurtin si “një i humbur në Davos”, pasi si pas tij, Kurti gjatë katër viteve të fundit Kosovën e ka paraqitur si vatër të mundshme të luftës.

Sipas Hotit, ekonomia dhe zhvillimi kanë qenë në planin e dytë të Kurtit, kurse në planin e parë kanë qenë ofendimet ndaj opozitës si dhe sulmet ndaj bizneseve.

“Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik”, tha Hoti, i cili renditi dështimet e Kurtit në pesë pika:

E vërteta është se për katër vite është abuzuar me 12 miliardë euro, duke mos kryer asnjë projekt madhor.

E vërteta është se janë krijuar skema të ndryshme sociale pa e kompletuar bazën ligjore, duke i lënë ato skema në vullnetin e vendimeve të qeverisë e ministrave.

E vërteta është se është abuzuar me rezervat shtetërore, me importin e energjisë e me shumë çështje tjera.

E vërteta është se kriza energjetike është thelluar, është anuluar projekti i gazit dhe Kosova ka importuar afër 600 milionë euro energji në këto katër vite.

E vërteta është se deficiti tregtar është thelluar edhe për 2 miliardë euro më shumë se para katër vitesh.