Mitrovicë: Rastet e vrasjeve ranë për 75% gjatë vitit 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut, sot ka prezantuar punën, angazhimet dhe aktivitete e realizuara gjatë vitit 2024. Në njoftimin e policisë thuhet se ka pasur rënien të numrit të përgjithshëm të rasteve, në -7.6% si dhe veprat penale në -9.8% në krahasim me vitin 2023. Sipas policisë, gjatë vitit 2024 rezultate pozitive…

Lajme

22/01/2025 16:45

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut, sot ka prezantuar punën, angazhimet dhe aktivitete e realizuara gjatë vitit 2024.

Në njoftimin e policisë thuhet se ka pasur rënien të numrit të përgjithshëm të rasteve, në -7.6% si dhe veprat penale në -9.8% në krahasim me vitin 2023.

Sipas policisë, gjatë vitit 2024 rezultate pozitive janë shënuar në zbulueshmerinë e rasteve prej 80.0% si dhe rënie të veprave penale si ato të rasteve të vrasjeve për 75% , e me përqindje të njëjtë edhe ato të grabitjeve.

“Gjatë vitit 2024 rezultate pozitive janë shënuar në zbulueshmerinë e rasteve prej 80.0% si dhe rënie të veprave penale si ato të rasteve: vrasje -75.0%, grabitje -75.0%, vjedhje  -43.2%, zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik -3.0%, ngritje e numrit të konfiskimit të armëve pa leje me +22.9% ne krahasim me vitin paraprak”.

“Krahas këtyre rezultateve konkrete, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu njëkohësisht ka ndërmarrë një mori aktivitetesh parandaluese,  duke përfshirë realizimin e projekteve, fushatave, dhe ligjëratave me tema të ndryshme që prekin interesin dhe sigurinë e qytetarit, me mbi +50% në krahasim me vitin 2023”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.