Vuçiq: Jam i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të martën në Davos se është i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën. Ai u tha gazetarëve se është takuar me delegatin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ka thënë se pret që së shpejti në atë pozitë të emërohet danezi Peter Sorensen, raportojnë mediat në…
Lajme
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të martën në Davos se është i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën.
Ai u tha gazetarëve se është takuar me delegatin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ka thënë se pret që së shpejti në atë pozitë të emërohet danezi Peter Sorensen, raportojnë mediat në rajon.
“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera”, shpjegoi Vuçiq.
Ai njoftoi se do të bisedojë me amerikanët për këtë dhe të shohë se si do të vazhdojë.
Vuçiq po merr pjesë në takimin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili do të zgjasë deri më 24 janar.