Kurti përkujton Rugovën në 19-vjetorin e vdekjes: Njeri i urtë dhe besnik ndaj rrugës së dialogimit në politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se Rugova ka lënë mbrapa infrastrukturën e një tradite të madhe politike, institucionale dhe studimore, duke shtuar se prej dy takimeve që ka pasur me të, Rugova do të kujtohet si…

Lajme

21/01/2025 14:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se Rugova ka lënë mbrapa infrastrukturën e një tradite të madhe politike, institucionale dhe studimore, duke shtuar se prej dy takimeve që ka pasur me të, Rugova do të kujtohet si një njeri i urtë, paqësor dhe besnik i mënyrës së dialogimit në politikë.

Kurti tha se ish-presidenti Rugova ka luajtur një rol kyq në ndërkombëtarëzimin e cështjes së Kosovës në fillimin e viteteve të 90-ta dhe se fal këmbënguljes së tij kerkësa për Kosovë të lirë u dëgjua në Evropë e ShBA.

“Në historinë moderne të Kosovës, një dekadë e gjysmë (1989-2006) e saj është e lidhur ngushtë me emrin e Presidentit Rugova, periudhë kjo që fillon me rezistencën paqësore të viteve ’90 dhe përfundon me periudhën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së saj më 2008”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Rugova i ka lënë Kosovës një trashëgimi të madhe politike, institucionale dhe letrare e studimore, e cila edhe më tutje pritet të studiohet nga historianë e kritikët e letërsisë.