Arrestohet për sulm seksual njëri prej themeluesve të Lëvizjes së Deçanit
Një person është arrestuar të premten pasdite, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të mituri në Deçan. Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan lajmi.net. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, tha policia në…
Lajme
Një person është arrestuar të premten pasdite, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të mituri në Deçan.
Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan lajmi.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, tha policia në raportin 24-orësh të publikuar të shtunën.
Sipas burimeve të lajmi.net i dyshuari është Ragip Përgjegjaj, 56-vjeç i cili është njëri nga themeluesit e Lëvizjes së Deçanit.
Se është arrestuar dhe dërguar në paraburgim për 30 ditë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi duke mos përmendur emrin e të dyshuarit.
“Gjatë ditës se djeshme, është mbajtur seanca dëgjimore, ku prokurori i shtetit ka dhënë arsyet pse duhet aprovuar nga gjykata kërkesa për paraburgim të pandehurit. Njëkohësisht ju njoftojmë që gjykata përkatëse ka aprovuar kërkesën e prokurori të shtetit, duke ja caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit”, tha Nikçi për lajmi.net.
Përgjegjaj, ishte një nga pjesëmarrësit e mbledhjes së parë themeluese të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame, të njohur ndryshe si Lëvizja e Deçanit, më 20 tetor të vitit 2023.
Dalja në publik e Lëvizjes së Deçanit në tetorin e 2023-s ngjalli sërë reagimesh për motivet e saj. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkrim Ramosaj, u distancua nga organizimi dhe thirrjet e kësaj lëvizje.
Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, me bazë në Deçan, po ashtu dënoi formimin e Lëvizjes së Deçanit dhe tha se një iniciativë e tillë përbën thirrje për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.