​Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashikimi i motit për këtë javë tregon kushte relativisht të qëndrueshme, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat. Sipas institutit gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten…

Lajme

20/01/2025 08:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se parashikimi i motit për këtë javë tregon kushte relativisht të qëndrueshme, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat.

Sipas institutit gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik.

“Në ditët e mesme të javës (22-24 janar), priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica. Erëra të lehta dhe ndryshime të vogla të shpejtësisë mund të ndikojnë në kushtet e motit gjatë gjithë javës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Për ditën e hënë, instituti ka parashikuar mot kryesisht të qetë, në viset e larta me rreze dielli, ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica.

“Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s”, përfundon njoftimi.