Kapja e KPM-së nga pushteti, reagon “Safe Journalist”: Hap i rrezikshëm drejt politizimit
“Safe Journalist”, organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar ndaj vendimit skandaloz të Komisionit të Pavarur të Mediave, ku u ndryshua rregullorja dhe me anë të së cilës u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual. Sipas kësaj organizate, me këtë vendim,…
Lajme
“Safe Journalist”, organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar ndaj vendimit skandaloz të Komisionit të Pavarur të Mediave, ku u ndryshua rregullorja dhe me anë të së cilës u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual.
Sipas kësaj organizate, me këtë vendim, KPM-ja ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.
Reagimi i “Safe Journalist”, u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Në reagimin e AGK-së thuhet se:
“Procesi i përshpejtuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri, vetëm pak ditë para skadimit të mandatit aktual, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe pavarësinë e KPM-së”, thuhet në reagim.
Ndryshe të premten, pas ndryshimit të rregullores me katër vota pro, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media u zgjodh Besnik Berisha, në vend të Jeton Mehmetit.
Ky hap u ndërmor disa ditë pasi Mehmetit t’i skadonte mandati dhe shkaktoi reagim të ashpër në opinion.
Reagimi i plotë i “Safe Journalists”