Vuçiq kërcënon studentët

Ne nuk kemi ngritur shkop kundër askujt dhe do të zbatojmë masa shtrënguese shtetërore vetëm nëse duhet dhe nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar protestat dhe bllokadat e studentëve. Ai thotë se “të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar”, por se “nuk është më temë dhe askush…

Lajme

19/01/2025 15:21

Ne nuk kemi ngritur shkop kundër askujt dhe do të zbatojmë masa shtrënguese shtetërore vetëm nëse duhet dhe nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar protestat dhe bllokadat e studentëve.

Ai thotë se “të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar”, por se “nuk është më temë dhe askush nuk e përmend” sepse “kanë agjendë politike”.

“Nuk ka dyshim për këtë tani, do të presim deri në momentin e fundit kur do të detyrohemi të përgjigjemi, kur të fillojnë të bllokojnë me dhunë autostradat dhe gjithçka tjetër…”, tha Vuçiq.

Vuçiq hodhi poshtë akuzat e një pjese të opozitës dhe figurave publike se retorika e tij frymëzoi një përplasje me makinë në një studente gjatë bllokadës në Beograd.

Ai përsëriti se nuk do ta pranojë kurrë qeverinë tranzitore, të cilën e kërkon opozita.