Kurti sulmon rëndë Prokurorinë: Kanë vdekë për s’gjalli, na nevojitet kryeprokuror patriot i ndershëm

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti edhe një herë ka kërkuar nga kompania Devolli që të kthejnë 62.6 milionë euro, që siç tha ai i kanë marrë në arbitrazhet e kurdisura. Në tubimin e sotëm zgjedhor në Prizren, Kurti tha se duhet të ketë një kryeprokuror të ri e profesionist, pasi sipas tij…

Lajme

17/01/2025 22:10

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti edhe një herë ka kërkuar nga kompania Devolli që të kthejnë 62.6 milionë euro, që siç tha ai i kanë marrë në arbitrazhet e kurdisura.

Në tubimin e sotëm zgjedhor në Prizren, Kurti tha se duhet të ketë një kryeprokuror të ri e profesionist, pasi sipas tij “krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli”.

“Unë kërkoj përsëri nga pronari i korporatës Devolli që t’ia kthejë menjëherë Telekomit të Kosovës 62.6 milionë euro dhe t’iu kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur. Malli i huaj s’bëhet i yti. E krerët e prokurorisë qartazi kanë vdekur për së gjalli. Na duhet me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patriot, i ndershëm…”, tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje merret me Devollët, pasi edhe në të kaluarën ai ka adresuar ndaj tyre kritika e akuza. /Lajmi.net/