Raportohet se kompania sllovene “Valicon” që nxori dje VV-në 52% mori 33 mijë euro brenda vitit nga GEN-i i Martin Berishës
33 mijë euro për 12 muaj nga GEN-i i Sllovenisë mori kompania sllovene “Valicon” që nxori dje Vetëvendosjen 52%. Kompani kjo që nisi operimin në Kosovë prej dhjetorit 2023, del të ketë pranuar, rastësisht ose jo, pagesat (katër herë) nga GEN-I saktësisht prej dhjetorit 2023 në nëntor 2024. Se përse një kompani energjetike shtetërore/private paguan…
Lajme
33 mijë euro për 12 muaj nga GEN-i i Sllovenisë mori kompania sllovene “Valicon” që nxori dje Vetëvendosjen 52%. Kompani kjo që nisi operimin në Kosovë prej dhjetorit 2023, del të ketë pranuar, rastësisht ose jo, pagesat (katër herë) nga GEN-I saktësisht prej dhjetorit 2023 në nëntor 2024.
Se përse një kompani energjetike shtetërore/private paguan një kompani matjeje të opinionit publik për të kryer sondazhe mbi subjekte politike del të jetë përpjekje për kërkim-përgjigje të pamundshme.
E mu kjo del të jetë çështja me kompaninë sllovene “Valicon” – e cila dje ‘debutoi’ edhe në tregun kosovar – me një sondazh, më së paku thënë, ‘makabër’, e dhënë edhe me lojë shpërblyese “fito 100 euro, plotëso sondazhin” në një portal.
Vetëvendosjen e nxorën 52%: ajo u shpërnda me të madhe në pafund grupet mbështetëse të këtij subjekti, por je edhe nga akterët politikë të cilët e panë këtë sondazh të diskredituar ende pa nxjerrë kokën publikisht.
Por, ka një tregim – të dëshmueshëm – që ky sondazh të çon deri te pushteti: pëtkayësisht te ambasadori kontraverz i paguar me miliona euro nga GEN-I slloven dega Beograd.
Drejtori i kësaj kompanie sllovene “Valicon” – e regjistruar edhe në Kosovë në tetor të 2023, me vetëm tre punëtorë në staf – del të jetë paguar, rastësisht ose jo, mbi 33 mijë euro nga GEN-I po në këtë periudhë kur është regjistruar në Kosovë.
Në uebsajtin shtetëror slloven “ERAR” ku dokumentohen deri-me-një-cent të gjitha pagesat/transaksonet që kryhen nga buxheti shtetëror: GEN-I rezulton ta ketë paguar brenda kësaj periudhe “Valicon”-in me mbi 33 mijë euro, saktësisht në katër pagesa, Nacionale.
5.12.2023: 13 mijë e 352 euro
20.05.2024: 9 mijë e 540 euro
28.11.2024: 4 mijë e 575 euro
29.11.2024 (menjëherë të nesërmen): 5 mijë e 953 euro
M’u në këtë periudhë pagesash nis operimi i “Valicon” në Kosovë i regjistruar në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë në tetor të vitit 2023, me 0 euro kapital dhe 3 punëtor staf.
Ndonëse në tetor 2023 i regjistruar në ARBK, kjo kompani e bën postimin e parë në uebsajtin e vet më 19 dhjetor 2023, ku tregon se “Valicon ka hyrë në tregun e Kosovës…për hulumtime të mediave”.
Më saktësisht: dy javë pas pagesës së parë 13 mijë euro nga GEN-I, që u evidentua më sipër.
Askund nuk e përshkruan veprimtarinë e saj për sondazhe të kësaj natyre: atyreve zgjedhore dhe matjes së disponimeve zgjedhore e partiake.
“Është sondazhi jonë i parë”, na tha dje drejtuesja e “Valicon” në Kosovë, Adriana Makolli – teksa pranoi se s’kanë traditë të bërjes sondazheve: përtej asaj që ishte dhënë për t’u mbushur në portal me audiencë të gjerë të Vetëvendosjes; e për më tepër, edhe me lojë shpërblyese “100 euroshe”.
GEN-I – dhe, ajo që rëndom artikulohet për mafi energjetike, ku figurë kyçe dyshohet të jetë Martin Bertishaj – nxjerr kokën mu në këtë situatë.
Aty, në komunikatë të “Valicon” në Kosovë, jepet drejtuesi si “partner” me emër: Andraz Zorko – notorioz në Slloveni për farkëtim perceptimesh përmes sondazheve të përdredhura politike – si dikush miqësor me ish-drejtuesin e GEN-I, Robert Golob, tash kryeministër.
Mjaftojnë kërkime sipërfaqëse në “Google” për të dalë në pafund raportime të mediave sllovene se si Zorko është kontraverz dhe kreator matjesh të opioneneve me synim ndikim “nga e majta” atje.
Për më tepër, në “payroll” të GEN-I – qysh edhe u evidentua mësipër në tranzaksionet të regjiistruar në “ERAR”: uebsajti zyrtar që dokumenon pagesat nga buxheti i shtetit.
Saktësisht në atë kohë, p.sh, media “Nova24” shkruante se si Zorko – drejtori i Valicon – po bëhej edhe zyrtarisht pjesë e “maçineri së propagandës” së partisë “Gibanja Svoboda”, partisë së Robert Golob – “mushkë e parave” të të cilit, është raportuar gjerësisht në mediat sllovene, të ketë qenë Martin Berishaj.