Vazhdon problemi me ajrin e ndotur në Prishtinë, edhe sot cilësia aspak e mirë

Ndotja e ajrit është problem i madh me të cilin përballen njerëzit në botë, përfshirë edhe Kosovën dhe kryeqytetin e saj. Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në njërën nga pikat matëse sonte tregon se ajri në Prishtinë është i ndotur. Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në ajër çdo orë, duke përfshirë pluhurin,…

Lajme

16/01/2025 19:37

Ndotja e ajrit është problem i madh me të cilin përballen njerëzit në botë, përfshirë edhe Kosovën dhe kryeqytetin e saj.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në njërën nga pikat matëse sonte tregon se ajri në Prishtinë është i ndotur.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në ajër çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Grimcat rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin. Studimet kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta me probleme të mëdha të shëndetit si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Indeksi i cilësisë së ajrit ndahet në gjashtë kategori:

AQI “e mirë” 0-50. Cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel nuk paraqet rrezik.

AQI “mesatare” 51-100. Cilësia e ajrit është e pranueshme, por njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë simptoma të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” 101-150. Në këtë nivel njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, ndërsa personat me probleme të zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar.

AQI “e pashëndetshme” 151-200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” 201-300 do të shkaktojë alarm shëndetësor pasi çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” mbi 300. Kjo do të shkaktojë alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme, pasi e tërë popullata mund të preket.