Molliqaj: Policia e Kosovës po kryen bastisje pa urdhër prokurori a leje gjykate-Në këso raste vendi shkon drejt diktaturës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me aksionin që ka realizuar Policia e Kosovës sot në 10 komuna të Kosovës ku janë mbyllur rreth 30 objekte të strukturave paralele serbe. Në lidhje me këtë aksion, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në…
Lajme
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar në lidhje me aksionin që ka realizuar Policia e Kosovës sot në 10 komuna të Kosovës ku janë mbyllur rreth 30 objekte të strukturave paralele serbe.
Në lidhje me këtë aksion, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse.
“Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi”,thuhet në reagim.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “aty ku ka urdhër por jo ligj, ku ka polici por jo gjyq, ai vend po shkon drejt diktaturës”.
Ai ka thënë se ai që nuk don ligje e gjykatë, por polici dhe urdhër, nuk e ka qëllim drejtësinë, por shtypjen, shkruan lajmi.net.