Policia largon një deponi mbeturinash në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut në bashkëpunim me banorë te lagjes kanë identifikuar një deponi ilegale që kishte shqetësuar banorët e zonës. Siç njofton Policia, menjëherë është ndërmarrë një aksion për pastrimin e kësaj deponie. “Ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut në bashkëpunim me banorë te lagjes kanë identifikuar një deponi ilegale që kishte shqetësuar banorët e zonës.
Siç njofton Policia, menjëherë është ndërmarrë një aksion për pastrimin e kësaj deponie.
“Ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt. Policia e Komunitetit mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave të komunitetit dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo shqetësim që ndikon në cilësinë e jetesës në lagjet e tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: