Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton masakrën e Reçakut
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. “Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne nderojmë viktimat dhe njohim humbjen e thellë që pësuan familjet e tyre. Ky përvjetor shërben…
Lajme
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
“Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne nderojmë viktimat dhe njohim humbjen e thellë që pësuan familjet e tyre. Ky përvjetor shërben për të kujtuar të kaluarën e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, thuhet në një postim në Facebook të këtij misioni.