Ministri Sveçla jep detaje për aksionin e sotëm: Janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në 10 komuna të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është deklaruar në lidhje me aksionin që po zhvillohet në disa komuna të Kosovës nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës. Ministri Sveçla bëri të ditur se një aksion i përbashkët është realizuar e që rezulton me mbylljen e institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë. Ai njoftoi…

Lajme

15/01/2025 09:25

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është deklaruar në lidhje me aksionin që po zhvillohet në disa komuna të Kosovës nga Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës.

Ministri Sveçla bëri të ditur se një aksion i përbashkët është realizuar e që rezulton me mbylljen e institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë.

Ai njoftoi se sot janë mbyllur komunat paralele në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë.”./Lajmi.net/

Policia e Kosovës aksion tek zyrat postare serbe në Graçanicë, Fushë-Kosovë e Lipjan