Miftaraj: Sulmet e partisë në pushtet ndaj Gjykates Kushtetuese janë piskama për vota e pushtet
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka shkruar në lidhje me sulmet e partisë në pushtet drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit. Ai përmes një postimi në Facebook, ka cituar disa sulme të cilat ka thënë se po bëhen për të fituar vota, shkruan lajmi.net. “Sulmet e partisë në pushtet ndaj Gjykates Kushtetuese…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka shkruar në lidhje me sulmet e partisë në pushtet drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka cituar disa sulme të cilat ka thënë se po bëhen për të fituar vota, shkruan lajmi.net.
“Sulmet e partisë në pushtet ndaj Gjykates Kushtetuese dhe ndaj gjyqësorit të rregulltë janë piskama për vota, për pushtet, për qasje në miliarda Euro. Skanë asnjë lidhje me shtetin ligjor, skane asnje lidhje me drejtat e qytetarit por mashtrim optik per votuesin”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Ai ka shkruar edhe për dukjen e deputetëve dhe ministrave të LVV-së në takime të fushatës.
“Shikone veshjen dhe look-un e deputeteve dhe ministrave te LVV ne zgjedhjet e 2019, 2021 dhe tani ne 2025. Çfarë dallimi. Me shume kohe po kalojne te frizeri/frizerka dhe ne shoping se sa qe jane marr me qeverisjen”, ka shtuar Miftaraj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: