“Prishtina si New York-u”, vazhdojnë çmimet e larta të banesave: Nuk pritet ulje as gjatë këtij viti

Çmimet e banesave në Prishtinë vazhdojnë të mbesin ende të larta, dhe jo vetëm. Sipas shpalljeve online dhe faqeve të tjera të patundshmërisë, vihet re çmimet e banesave vazhdojnë të mbesin të larta edhe gjatë këtij viti. Sipas një shpalljeje, një banesë në Prishtinë, e cila ka sipërfaqe 75 metra katëror, me një dhomë gjumi…

Lajme

14/01/2025 16:15

Çmimet e banesave në Prishtinë vazhdojnë të mbesin ende të larta, dhe jo vetëm.

Sipas shpalljeve online dhe faqeve të tjera të patundshmërisë, vihet re çmimet e banesave vazhdojnë të mbesin të larta edhe gjatë këtij viti.

Sipas një shpalljeje, një banesë në Prishtinë, e cila ka sipërfaqe 75 metra katëror, me një dhomë gjumi në lagjen “Katër Llullat” në kryeqytet kushton 135 mijë euro.

Banesa tjetër me 86 metra katëror e një dhomë gjumi te “Rruga C”, kushton 130 mijë euro.

Gazetarja e Lajmit ka kontaktuar me Shoqatën e Ndërtuesve të Kosovë si dhe kompanitë që merren me ndërtim, të cilët thanë se edhe gjatë vitit 2025 nuk do të ketë ulje të çmimeve.

Nga “Pozhegu Brothers” thanë se për shkak të rritjes së kostos së fuqisë punëtore dhe për shkak se materialet ndërtimore, si çimentoja, nuk kanë shënuar ulje, gjë që pamundëson uljen e çmimit të banesave. /Lajmi.net/

Video: