E punësoi familjarin e ngushtë, Trepça e përjashton nga puna njërin prej punëtorëve

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar së ka larguar nga puna një punëtor. Në një postim në llogarinë e saj zyrtare, kjo kompani bëri të ditur se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e punëtorit në fjalë, me inicialet Xh.T, nga ku u vërtetua se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë…

Lajme

14/01/2025 15:46

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar së ka larguar nga puna një punëtor.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare, kjo kompani bëri të ditur se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e punëtorit në fjalë, me inicialet Xh.T, nga ku u vërtetua se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Sipas njoftimit, ai gjithashtu ka bërë edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ka shkaktuar konflikt të interesit, për arsye se njëjti ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes.

“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.T”, bëri të ditur ndërmarrja./Lajmi.net/