Hamza zotohet: Rrogat deri në 400 euro nuk do të tatimohen
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në llogarinë e tij në Facebook, Hamza tha se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme dhe se vendit i duhet në qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Për këtë, ai premtoi se…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Hamza tha se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme dhe se vendit i duhet në qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Për këtë, ai premtoi se pagat deri në 400 euro nuk do të tatimohen.
“Zero tatim për pagat deri në 400 euro. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, shkroi Hamza.
Ditë më parë, ai gjithashtu kishte premtuar rritjen për 70% të pensioneve bazike, si dhe për 50% të kategorive të dala nga lufta. /Lajmi.net/