Haradinaj takon ambasadorin britanik: Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves. Pas takimit, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Hargraeves kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. “Sot prita Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në…
Lajme
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargraeves.
Pas takimit, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin Hargraeves kanë biseduar për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Sot prita Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargraeves. Diskutuam me theks të veçantë mbështetjen britanike për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Me Ambasadorin ndamë vizionin e përbashkët për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike. Rruga jonë drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe strategjikisht e domosdoshme për sigurinë rajonale”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët tanë më të fuqishëm në fushën e shtetndërtimit. Partneriteti ynë bilateral do të forcohet edhe më tej në funksion të objektivave tona të përbashkëta për një Kosovë e rajon të sigurt”, është shprehur Haradinaj.