Ministrja Haxhiu çon në kushtetuese komentet rreth Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, komentet e opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Haxhiu ka thënë se përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë po vazhdojnë. “Sot, dorëzuam…

Lajme

14/01/2025 14:06

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, komentet e opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Haxhiu ka thënë se përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë po vazhdojnë.

“Sot, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me pretendimet e serishme të opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo madje ka “ironizuar”, duke thënë se uron që Gjykatës të mos i nevojiten sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim.

“Duke qenë që për herë të dytë radhazi ky Ligj po kontestohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe kur tashmë kemi adresuar secilën kërkesë të Gjykatës në raport me të njëjtin, urojmë që Gjykatës nuk do t’i duhen sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim”, shkroi ajo.

Ndërkaq ajo u shpreh se personat të cilët e kanë keqpërdorur detyrën nuk do të amnistohen.

“Siç e kemi thënë, ata që e kanë keqpërdorur detyrën e janë bërë milioner nga politika nuk do të amnistohen”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/