Ishte 67 km/h, voziti 137 – 300 euro gjobë dhe tri pikë negative për shoferin në Gjilan
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h…
Lajme
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 137 km/h.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Në njoftim gjithashtu thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001./Lajmi.net/