Vushtrri: Konfiskohen dy armë zjarri në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në 24 orët e fundit në Vushtrri. Njëri nga të peronat e ndaluar ishte në gjendje të dehur kurse pas kontrollit iu gjet arma me katër fishekë. Policia konfirmoi se ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të…
Lajme
Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në 24 orët e fundit në Vushtrri.
Njëri nga të peronat e ndaluar ishte në gjendje të dehur kurse pas kontrollit iu gjet arma me katër fishekë.
Policia konfirmoi se ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.
Ja njoftimi i Policisë:
“Në 24 orët e fundit policia në Vushtrri në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.
Ne rastin e parë, në rrugën “Ana Lin” Vushtrri është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur, pasi gjatë kontrollit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4-fishekë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndërsa ne rastin e dytë, në rrugën “Ahmet Selaci” – Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”, shkruhet në njoftim.