Krasniqi: S’është normale me pas kryeministër që e ka mshelë Shtëpinë e Bardhë
Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me qeverisjen aktuale të Albin Kurtit. Ai madje u shpreh i bindur se deri më nëntë shkurt, do dalin fitues. ”Ky drejtim i ri duhet me u kthy në drejtim të zhvillimit. Synimi është i thjeshtë. ne jemi në garë me i fitu…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me qeverisjen aktuale të Albin Kurtit.
Ai madje u shpreh i bindur se deri më nëntë shkurt, do dalin fitues.
”Ky drejtim i ri duhet me u kthy në drejtim të zhvillimit. Synimi është i thjeshtë. ne jemi në garë me i fitu zgjedhjet Besoj që deri më datën 9 ne do arrijmë me i ritaku qytetarët e vendit tonë dhe jo vetëm të PDK-së. Ne jemi për të gjithë qytetarët e veçanërisht me votuesin e zhgënjyer të VV-së. Një sondazh të freskët nuk kam. Sondazhet që kam pa para dy muajsh për mua janë inkurajues. Çdo i katërti qytetar është i pavendosur. Me hulumtim tamam konkret”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.