Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit do të mbahet me 15 janar, Hoti jep detaje
Takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve të luftës, me pjesëmarrjen e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të mbahet me 15 janar 2025. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti ka njoftuar se Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të…
Lajme
Takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve të luftës, me pjesëmarrjen e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të mbahet me 15 janar 2025.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti ka njoftuar se Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të Republikës së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim synon përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për qështjen e personave të zhdukur.
“Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese ‘Deklaratës për Persona të Zhdukur’ e miratuar me 2 Maj 2023″, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: