Britma e Kurtit mbrëmë në Mitrovicë- Dikur kritikonte analistët duke thënë po “bërtasin nga zori i madh”
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shumë anëtarë të kësaj partie mbrëmë kanë qëndruar në Mitrovicë. Përpos takimeve që patën në këtë komunë, aty realizuan edhe fushatën elektorale që tashmë ka filluar në çdo qytet. Në fjalimin e tij , lideri i VV-së Albin Kurti foli për “realizimet” që sipas tij do të arrihen…
Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shumë anëtarë të kësaj partie mbrëmë kanë qëndruar në Mitrovicë.
Përpos takimeve që patën në këtë komunë, aty realizuan edhe fushatën elektorale që tashmë ka filluar në çdo qytet.
Në fjalimin e tij , lideri i VV-së Albin Kurti foli për “realizimet” që sipas tij do të arrihen nga VV-ja.
Por ajo çfarë bie në sy është se Kurti po bërtiste si kurrë më parë.
Madje në disa momente Kurti po bërtiste aq shumë, sa dukej sikur i iku zëri, transmeton lajmi.net.
Nuk dihet nëse kjo është metodë e re e funksionimit të tij në fushata, por këtë e kanë vërejtur tashmë të gjithë mbrëmë.
E disa muaj më parë Kurti ishte ai që kritikoi analistët nëpër studio, që sipas tij po bëjnë zhurmë “sepse zori është i madh”.
“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, ka thënë Kurti./Lajmi.net/