Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas. Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike…
Lajme
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.
Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për nesër.
Kapiteneria njofton se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht.
“Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht”, njofton Kapiteneria.