Policia i bashkohet FSK-së në kërkimin e 26-vjeçarit të zhdukur nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Lajmi.net së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë”…

Lajme

11/01/2025 12:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor të vitit 2024.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Lajmi.net së kërkimet kanë nisur në lumin “Drini i Bardhë” tek lokacioni afër Urës së Shenjt.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe patrulla policore nga Gjakova dhe ekipi i FSK-së për Kërkim Shpëtim.

“Sot  me datë 11.01.2025,rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë”  duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt”.

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, ka thënë Bytyqi për Lajmi.net.

Ndryshe, edhe FSK nisi dje kërkimin e 26-vjeçarit.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës  të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhej në njoftimin e djeshëm të FSK-së.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në njoftimin e datës 30 dhjetor të vitit të kaluar, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve që nëse kanë ndonjë informatë për të zhdukurin, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor. /Lajmi.net/