Bojkoti i mediave nga VV, Sibel Halimi thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive. “Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën. Bojkotimi i debatit publik dhe…

Lajme

10/01/2025 22:04

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje.

Halimi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive.

“Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën. Bojkotimi i debatit publik dhe mediave.

Faza e dytë dhe më arrogante është diskreditimi i mediave dhe kritikëve, pra paraqitja e mediave si të pabesueshme dhe dorë e zgjatur e armikut. Rëndom ky armik i brendshëm është i fabrikuar.

Faza e tretë është shtypja masive”, shkroi Halimi.