Pamje trishtuese nga Los Anxhelos/ Nga vendi i ëndrrave, tek një vend krejt i shkatërruar

Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera, thanë zyrtarët të premten. Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i…

Bota

10/01/2025 14:30

Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera, thanë zyrtarët të premten.

Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i ka rrënuar më shumë se 5.000 struktura. Ky term përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese dhe automjete.

Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, i ka shkatërruar mbi 5.300 struktura.

Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga shtatë, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim natën e së enjtes.
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha në një konferencë për shtyp se numri i të vdekurve pritet të rritet.

“Duket sikur një bombë atomike ka rënë në këto zona. Nuk presim lajme të mira dhe nuk po i presim me padurim ato shifra”, tha Luna.

Të gjitha zjarret që shpërthyen këtë javë në Los Anxhelos kanë përfshirë një hapësirë prej 40-kilometrash në veri të qendrës së qytetit, duke nxitur një ndjesi frike dhe trishtimi në gjithë qytetin e dytë më të madh të vendit.

Qeveria amerikane nuk ka lëshuar ende shifra për koston e dëmeve të shkaktuara apo për numrin e strukturave të shkatërruara.

AccuteËeather, një kompani private që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, tha të enjten se dëmet dhe humbjet ekonomike kanë shkuar në 135-150 miliardë dollarë.
E pamjet e realizuara së fundit atje tregojnë një vend krejtësisht të rrënjosur nga zjarret, që nuk ngjason më aspak me vendin perfekt të Los Anxhelosit.

@AFP

Josh Edelson