Përfundon takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri.   Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.   Para Kurtit, Verma u takua edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit tha se i është…

Lajme

10/01/2025 11:43

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri.

 

Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

 

Para Kurtit, Verma u takua edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.

 

Pas pak pritet të fillojë Mbledhja e Qeverisë, e cila është paraparë të nisë nga ora 11:00.