Driton Selmanaj: Kurti po e kthen qeverisjen në monolog
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar vendimin e bojkotimit të debateve televizive nga partia në pushtet. Selmanaj në një postim në Facebook tha se kryeministri, Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog, pa debat dhe pa llogaridhënie, transmeton lajmi.net. “Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog – as debat, as llogaridhënie, as…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar vendimin e bojkotimit të debateve televizive nga partia në pushtet.
Selmanaj në një postim në Facebook tha se kryeministri, Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog, pa debat dhe pa llogaridhënie, transmeton lajmi.net.
“Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog – as debat, as llogaridhënie, as përgjegjësi, vetëm propagandë e mashtrim! Kur mbyll dyert e ballafaqimit dhe të medieve, e vetmja gjë që mbetet hapur janë xhepat e tij!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/