Suspendimi i policit për pjesëmarrje në tubim politik, Koci autorizohet si avokat- Thotë se fotografia u falsifikua

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë nën mbrojtjen e tij, rreshterin në kuadër të hetimeve për Krime Ekonomike në Prishtinë, Idriz Gashin i cili u suspendua pas raportimeve në media se ka marrë pjesë në një tubim politik të PDK-së në Skenderaj. Koci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se klienti i…

Lajme

08/01/2025 12:06

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë nën mbrojtjen e tij, rreshterin në kuadër të hetimeve për Krime Ekonomike në Prishtinë, Idriz Gashin i cili u suspendua pas raportimeve në media se ka marrë pjesë në një tubim politik të PDK-së në Skenderaj.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e këtij tubimi dhe se i njëjti ka prova materiale, shkruan lajmi.net.

Ai ka njoftuar se është autorizuar të përpiloj dhe dorëzoj kallëzimin penal për falsifikimin e fotos.

“Ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur integritetin e një zyrtari dhe për të dërguar një mesazh të qartë: drejtësia nuk do të tolerojë manipulime të tilla. Le të shërbejë ky rast si një m për forcimin e ligjit dhe mbrojtjen e institucioneve tona. “E vërteta gjithmonë del në dritë, por kërkon guxim dhe drejtësi””, ka shkruar Koci në Facebook. 
Koci ka thënë se shpreson që ky suspendim i Idriz Gashit të mos dekurajojë hetuesit e tjerë në ndjekjen e rasteve penale ndërsa sipas tij në anën tjetër, ky rast duket si një përpjekje e hapur për delegjitimimin e institucioneve shtetërore. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: