Ramadani: NATO synon 5% të GDP-së për mbrojtje në vitet e ardhshme, Kosova duhet të anëtarësohet shpejtë aty përmes konceptit DIME

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar se NATO po synon deri në 5% të GDP-së për mbrojtje në vitet e ardhshme pasi sipas tij kjo është paralajmërua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbrëmë edhe nga Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump. Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar…

Lajme

08/01/2025 10:11

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar se NATO po synon deri në 5% të GDP-së për mbrojtje në vitet e ardhshme pasi sipas tij kjo është paralajmërua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbrëmë edhe nga Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo reflekton një realitet të qartë: “përballë një bote të pasigurt, paqja dhe stabiliteti kërkojnë forcimin e pozicionit të botës demokratike, të përfaqësuar nga aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake: NATO”.

Për këtë arsye, Kosova duhet të anëtarësohet shpejtë në NATO, apo siç e quan ai “fast track”, shkruan lajmi.net.

“Kosova duhet të ndërtojë një rol të qartë dhe aktiv në këtë kontekst. Për Kosovën, qëllimi strategjik është i padiskutueshëm: anëtarësimi ‘fast track’ (i përshpejtuar) në NATO. Kjo mund të realizohet vetëm përmes një platforme të qartë dhe gjithëpërfshirëse kombëtare, të bazuar në konceptin DIME (Diplomaci – Informacion – Mbrojtje – Ekonomi), duke krijuar aleanca të forta dhe duke punuar në çdo fushë që e përshpejton këtë proces. Pa dyshim, ky është një qëllim i madh që kërkon punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por është gjithashtu edhe garancia e vetme për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin tonë”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: