Avokati kritikon Kurtin: Katër vjet qeverisje duhet t’i kenë mjaftuar për të kuptuar se reformat në drejtësi nuk bëhen me procedurë të shpejtë
Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se katër vite qeverisje nga Albin Kurti kanë qenë e mjaftueshme që ai e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të kuptojnë qartazi se reformat nuk bëhen me procedurë të shpejtë. Jashari në TV Dukagjini u shpreh se në aspektin procedural reformat kërkojnë kohë derisa të zbatohen plotësisht. Jashari ka theksuar…
Lajme
Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se katër vite qeverisje nga Albin Kurti kanë qenë e mjaftueshme që ai e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të kuptojnë qartazi se reformat nuk bëhen me procedurë të shpejtë.
Jashari në TV Dukagjini u shpreh se në aspektin procedural reformat kërkojnë kohë derisa të zbatohen plotësisht.
Jashari ka theksuar se “Kryeministri Kurti s’mendoj që e ka mendjen me përmbysë Gjykatën Kushtetuese, me thënë nuk ekziston”.
“4 vite kanë qenë të mjaftueshme për kryeministrin, e ministren e Drejtësisë edhe për secilin që nuk mundesh me bë reformë kur i prek disa prej elementeve kryesore të mekanizmave qoftë pavarur apo edhe të drejtat e liritë e garantuara me Kushtetutë. Nëse Kurti mendon reformë të shpejtë duhet me u miratu ligje të reja e me i shmangë disa procedura”.
“Nuk mendoj që e ka qëllim me përmbys Gjykatën Kushtetuese ose me marrë veprime radikale që me thane që do të miratohen ligjet vetëm me lexim të parë. Dhe do bëhen të plotfuqishme. Nuk bëhen të shpejta. Ose një ligj kërkon 2/3 sikurse ligji i Vettingut me shumicë absolute ose shumicë thjeshtë. Në aspektin procedural nuk bëhen shpejt dhe koha ka dëshmuar që 4 vite kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar kryeministri që reformat duan kohë”, deklaroi Jashari.
Avokati Jashari u shpreh se nuk është kundër miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por që sipas tij, duhet të bëhet një ligj ” i cili respekton standardet evropiane” dhe që nuk prek në liritë dhe drejtat e lejuara me kushtetutë.
Jashari u shpreh se “tendenca për reforma të shpejta bën gabime”, por që duhet një projektim i ngadalshëm dhe për reforma të mëdha” nevojitet konsensusi dhe përkrahja e partive të tjera politike.