Sami Kurteshi hedh akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale: Është super kriminale, aty mbulohen vrasjet e njerëzve

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale, për të cilën tha se është jashtëzakonisht e kriminalizuar. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Kurteshi tha se Prokuroria Speciale nuk heton, duke përmendur kështu disa raste për të cilat tha se janë deponuar nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shkruan Lajmi.net.…

Lajme

26/12/2024 23:42

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale, për të cilën tha se është jashtëzakonisht e kriminalizuar.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Kurteshi tha se Prokuroria Speciale nuk heton, duke përmendur kështu disa raste për të cilat tha se janë deponuar nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shkruan Lajmi.net.

“Prokuroria Speciale është jashtëzakonisht e kriminalizuar dhe po e akuzoj atë se është super kriminale. Kemi elemente të jashtëzakonshme që në atë Prokurori janë mbuluar vrasjet e njerëzve. Sot e atë ditë fshehin vrasje të njerëzve. Aty ka kriminelë që e kanë vendin burg. Ata punojnë në Prokurorinë Speciale e mandej shpërblehen. Kaq po di e kaq po flas”, vazhdoi Kurteshi.

Akuzat dhe gjuha e rëndë e eksponentëve të VV-së ndaj Prokurorisë Speciale është rritur qysh kur kryeministri Albin Kurti është ftuar për intervistim në rolin e dëshmitarit javë më parë. /Lajmi.net/