Nesër minohet për herë të gjashtë masa shkëmbore e rrugës Kijevë-Dollc
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i gjashtë i masave shkëmbore. Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e djathtë e zgjerimit të rrugës. “Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i gjashtë i masave shkëmbore.
Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e djathtë e zgjerimit të rrugës.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministria bëri të ditur se për shkak të minimit do të ketë ndërprerje të trafikut nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që ditën e premte me datën 27.12.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6 i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë:
Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës!
Në vazhdim dëshirojmë që me përkrahjen tuaj aktiviteti i minimit të masave gurore të kalojë sigurtë dhe mirë./Lajmi.net/