Balaj: Shkrirja e Listës Guxo në Vetëvendosje i ka kontribuar prishjes së marrëdhënieve Kurti-Osmani
Opinionisti, Labinot Balaj, deklaroi se në, siç tha, prishjen e marrëdhënies Osmani-Kurti ka kontribuar edhe asimilimi i Listës Guxo në Vetëvendosje. Ai tutje shtoi se bashkimi i Osmanit me Kurtin në vitin 2020-2021 më shumë ka qenë okaziv sesa i natyrshëm. “Momentumi zgjedhor i ka bërë bashkë ndoshta dy fuqi politike më inkompatibile, Vetëvendosjen dhe…
Lajme
Opinionisti, Labinot Balaj, deklaroi se në, siç tha, prishjen e marrëdhënies Osmani-Kurti ka kontribuar edhe asimilimi i Listës Guxo në Vetëvendosje.
Ai tutje shtoi se bashkimi i Osmanit me Kurtin në vitin 2020-2021 më shumë ka qenë okaziv sesa i natyrshëm.
“Momentumi zgjedhor i ka bërë bashkë ndoshta dy fuqi politike më inkompatibile, Vetëvendosjen dhe një pjesë të LDK-së, me në krye atëherë Osmanin, dhe kjo panatyrshmëri është përcjellë, pra ka pasur konsekuenca që nuk është përkthyer ai entuziazmi popullor në formulë të funksionimit të këtij binomi”.
“Fizionomia e ndryshme e Osmanit prej Kurtit e ka bërë atë që të përjetojë që është një benjamine e bashkësisë ndërkombëtare. Këtë iluzion ia kanë ushqyer edhe dinamikat e fundit, pra çarja e Albinit me partnerët ndërkombëtarë dhe vendosmëria e tyre për të mbajtur relata më Kosovën, me institucionet tona, e në këtë kontekst e kanë përzgjedhur Vjosën si partnere më adekuate ne raport me Albinin”, tha ai në Klan Kosova.
“Në çarjen e saj me Kurtin është edhe shpronësimi politik e partiak që e ka bërë Kurti, Lista Guxo që është asimiluar sot krejt në Vetëvendosje i ka kontribuar marrëdhënieve të cilat e karakterizojnë sot Vjosën dhe Albinin”, deklaroi Balaj.