Parandalohet kontrabandë e mallrave të amvisërisë me vlerë mbi 2 mijë euro në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Sot më 25 Dhjetor 2024 njësitet e Taskë Forcës -Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Hani Elezin. Me date 24.12.24 njësitet e lartcekura në orët e…

Lajme

25/12/2024 15:44

Sot më 25 Dhjetor 2024 njësitet e Taskë Forcës -Lindje Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me Hani Elezin.

Me date 24.12.24 njësitet e lartcekura në orët e mbrëmjes kanë ndaluar automjetin me targa të RMV-së me drejtues shtetas i RMV -së .
Siç njofton Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit janë hasur mallra të amvisërisë për të cilin mall nuk ka poseduar asnjë dokument, por në bazë të mbishkrimeve të paketimeve mallrat dyshohet se janë sjellë ilegalisht në Kosovë.
Vlera e mallit sipas Doganës është mbi 2 mijë euro.
Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mëtutjeshëm të rastit mbetet të mirren njēsitē përkatëse të Doganes se Kosoves.