Peci e bënë veten sa krejt ish ministrat bashkë: Fermerët nuk besonin që ministri i vizitojke arat e serat, thonin s’na duhen as subvencionet

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka lënë “anash” modestinë duke mos u kursyer në lëvdatat për veten. Ai në një intervistë në RTK ka krahasuar veten me të gjithë ish ministrat e Bujqësisë ndër vite për vizitat në teren tek fermerët. “Se a do të më votojnë fermerët e dimë mas 9 shkurtit, unë jam…

Lajme

25/12/2024 12:21

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka lënë “anash” modestinë duke mos u kursyer në lëvdatat për veten.

Ai në një intervistë në RTK ka krahasuar veten me të gjithë ish ministrat e Bujqësisë ndër vite për vizitat në teren tek fermerët.

“Se a do të më votojnë fermerët e dimë mas 9 shkurtit, unë jam ministri, më falni për mungesën e qasjes subjektive, por të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë me i bo bashkë nuk kanë pas më shumë kontakt me fermerë. E dyta, kudo që kam shku kam hasur në mikpritje të jashtëzakonshme, bujari, zemërgjerësia, pritja ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë Peci.

Ai ka përshkruar edhe emocionet e fermerëve kur e kanë parë ministrin në teren.

“Ka pasur shumë raste kur fermeri ka qenë i emocionuar thojke nuk më duhen as subvencionet për shkak se nuk po muna me besu që plantacionet, arat, serat, ka shkuar me i vizitu ministri. Ata kanë qenë tepër mirënjohës”, deklaroi Peci.