Selimi: Një parti në Kosovë s’e njohu shtetin, e përdori dhunë kundër institucioneve – 2021 e morri kryeministrinë, kuvendin e presidencën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi të bërë në platformën ‘‘X’’, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse s’ia ka përmendur emrin, për qasjen e saj ndaj shtetit të Kosovës. Selimi ka thënë se në Kosovë është një parti që s’e ka njoft shtetin, flamurin e as himnin. Pos…

Lajme

25/12/2024 12:10

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi të bërë në platformën ‘‘X’’, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse s’ia ka përmendur emrin, për qasjen e saj ndaj shtetit të Kosovës.

Selimi ka thënë se në Kosovë është një parti që s’e ka njoft shtetin, flamurin e as himnin.

Pos kësaj, ai ka thënë se e njëjta parti ka përdor dhunë kundër institucioneve.

“Është një parti në Kosovë që s’e ka njoft shtetin, flamurin, himnin; poashtu ka përdor dhune kunder institucioneve, policisë dhe kundershtareve politik, perfshi eksplozive.Ja qe besa, me 2021 e paten marre edhe kryeministrinë, Kuvendin dhe presidencën në dorë”, ka shkruar ai.