Musliu: Fitore Pacolli asnjëherë nuk e ka ftuar ministrin Peci në komision anipse ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga anëtarët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot në një konferencë për media ka folur sipas saj për tendencën e partisë në pushtet për të eliminuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë. Ajo tha se kryetarja e Komisionit për Mjedis e Bujqësi, Fitore Pacolli, ka neglizhuar punën e këtij komisioni me qëllim e që sipas saj…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot në një konferencë për media ka folur sipas saj për tendencën e partisë në pushtet për të eliminuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë.
Ajo tha se kryetarja e Komisionit për Mjedis e Bujqësi, Fitore Pacolli, ka neglizhuar punën e këtij komisioni me qëllim e që sipas saj duke mos e ftuar ministrin e Bujqësisë për të raportuar në komision ajo ka pas për qëllim fshehjen e korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë.
“Në këtë kontekst me një angazhim të vazhdueshëm kemi nxjerrë në pah tendencën kryesore të pushtetit aktual që është eliminimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë. Metoda e degjenerimit të këtij instrumenti demokratik kontrollues është elementi kryesor i pushteteve diktatoriale”, tha ajo.
Musliu tha se Pacolli servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin.
“Deputetët e Vetëvendosjes e kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe tejet abuziv me besimin që morën nga qytetarët. Njëra nga këta deputetë të papërgjegjshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm për funksionimin institucional është Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli. Ajo servilizmin partiak dhe përfitimet familjare i vendosi mbi ligjin dhe mbi përgjegjësinë e saj si pjesë e organit më të lart në vend: Kuvendit të Republikës së Kosovës. Si anëtare e Komisionit Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dua të theksoj që Fitore Pacolli u tregua ekstremisht e papërgjegjshme dhe abuzive për sa i përket legjislacionit në fuqi përmes së cilit sigurohet funksionimi i sistemit tonë demokratik parlamentar”, tha Musliu.
Sipas saj pothuajse të gjitha mbledhjet e tjera të komisionit janë thirrur pa i respektuar procedurat dhe rregulloren e Kuvendit.
“Ajo në vend të transparencës, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, zgjodhi të mbështesë mendësinë grabitqare, korruptive, nepotiste dhe klienteliste të kësaj Qeverie. Duhet të theksoj se Fitore Pacolli si udhëheqëse e Komisionit në fjalë gjatë gjithë vitit 2024, asnjëherë nuk e ka ftuar në raportim ministrin Peci, përkundër faktit që ka pasur propozime dhe kërkesa të vazhdueshme nga anëtarët e Komisionit. Njëjtë ka vepruar edhe me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu. Për më tepër, pothuajse të gjitha mbledhjet e tjera të komisionit janë thirrur pa i respektuar procedurat dhe rregulloren e Kuvendit”, theksoi ajo.