Vendosën billborde pa leje të Komunës së Bujanovcit për të njoftuar rreth protestës, Nevzad Lutfiu paraqitet në polici

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, si dhe njëri nga organizatorët e protestës së datës 12 gusht 2024 në Bujanoc, është paraqitur këtë mëngjes në stacionin policor pas një thirrjeje nga autoritetet serbe. Lutfiu në një postim në Facebook, ka treguar se arsyeja e thirrjes ishte lidhur me vendosjen e dy bilbordeve që shpallnin…

Lajme

25/12/2024 11:33

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, si dhe njëri nga organizatorët e protestës së datës 12 gusht 2024 në Bujanoc, është paraqitur këtë mëngjes në stacionin policor pas një thirrjeje nga autoritetet serbe.

Lutfiu në një postim në Facebook, ka treguar se arsyeja e thirrjes ishte lidhur me vendosjen e dy bilbordeve që shpallnin njoftimet për protestën, për të cilat, sipas tij, nuk ishte marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe nuk ishte paguar taksa përkatëse.

“Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc.

U paraqita në stacionin policor në kohën e caktuar. Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë”, ka shkruar Lutfiu.

Ai ka theksuar se procedura për ngritjen e kësaj çështjeje ka ardhur si rezultat i një shkresë anonime dhe ka kërkuar sqarime për trajtimin e kësaj çështje.

Lutfiu shpjegoi se nuk ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen, pasi “nuk është respektuar procedura e thirrjes.”

“Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime. Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes. Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullsisë”, ka shkruar Luftiu.

Lutfiu ka theksuar se përkundër sjelljes provokuese ndaj shqiptarëve, si në rastin kur një qytetar serb ka kërkuar që të bombardohen institucionet shqiptare, nuk janë ngritur procedura, ndërsa një protestë paqësore si ajo e organizuar në gusht është trajtuar ndryshe.

Lutfiu ka përfunduar duke thënë: “Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë!”

Postimi i tij i plotë në Facebook: