Shpërthen një bombolë gazi në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer sot rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se nga ky incident janë lënduar dy persona. Sipas Ahmetit, reagimi i Policisë ishte i shpejtë pasi që ndodheshin afër…

Lajme

24/12/2024 23:38

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer sot rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se nga ky incident janë lënduar dy persona.

Sipas Ahmetit, reagimi i Policisë ishte i shpejtë pasi që ndodheshin afër vendit të ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/