Petkoviq – Osmanit: Kjo deklaratë e konfirmon se vendimi i KQZ-së ishte politik
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani se Lista Serbe është organizatë që në radhët e veta ka individë që kanë kryer akte terroriste, akte agresioni dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Petkoviq nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka…
Lajme
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani se Lista Serbe është organizatë që në radhët e veta ka individë që kanë kryer akte terroriste, akte agresioni dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Petkoviq nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka thënë se deklarata e Osmanit është konfirmim se vendimi i KQZ-së për moscertifikim të Listës Serbe ka qenë politik dhe se sipas tij është marrë me urdhër të Kurtit.
“Kjo deklaratë e turpshme e konfirmon se vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe se është marrë me urdhër të Kurtit. Vjosa e Kurti nuk njohin as demokraci dhe as sundim të ligjit. Prishtina me këtë qëndrim tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është gjemb në këmbë. Kjo është arsyeja pse LS duhet të fitojë!”, ka shkruar ai.
Ова срамна изјава само потврђује да је одлука ЦИК била политичка и да је донета по наредби Куртија. Вјоса и Курти не знају ни за демократију, ни за владавину права. Оваквим ставом Приштина показује да су јој @srpskalista и јединство Срба трн у оку. Зато СЛ мора да победи! https://t.co/DK4qUEX4yc
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 24, 2024
Ndryshe të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani të martën ka thënë se çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.